Site icon Telegrafi

Shtatë mjekë të përfshirë në vdekjen tragjike të Maradonës – zbulohen disa audioincizime

Sa ditë që kalojnë, aq më shumë dyshohet se Diego Maradona është vrarë.

Legjenda e futbollit ndërroi jetë muaj më parë, derisa hetimet janë duke vazhduar se çfarë shtyu në vdekjen e tij.

Sipas asaj që raporton BRfootball, janë shtatë mjekë që po hetohen rreth vdekjes së Maradonës dhe gjërat për ta nuk duken mirë.

Lexo po ashtu Edhe kuzhinierja e Maradonas me akuza: Ishte i lodhur nga gjithçka, nga shoqëria e rreme

Fillimisht, legjenda e Napolit dhe Barcelonës kishte një ndërhyrje në tru, duke e kaluar me sukses operacionin.

Mirëpo, dy javë më vonë, gjendja e tij u përkeqësua dhe  dyshohet se mjekët nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur pas operacionit.

Lexo po ashtu Skandali Maradona: Mjeku personal ka falsifikuar nënshkrimin  në dokumentet mjekësore

Autoritetet në Argjentinë po e hetojnë rastin dhe hetimet e para tregojnë se Maradona është vrarë nga shtatë mjekët që ishin afër tij para, gjatë dhe mbas operacionit.

Dyshohet se legjenda e futbollit kishte shanse të mira të mbijetonte pas operacionit, por kishte neglizhencë nga stafi mjekësor.

Lexo po ashtu Dita kur River Plate ra nga liga – Diego Maradona kishte bërë një ‘çmenduri’ kundër rivalit të Boca Juniors

Tashmë janë publikuar edhe disa audioincizime, aty ku dëgjohet duke u thënë mes mjekëve se Maradona nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

Nëse kjo gjë konfirmohet, atëherë të shtatë mjekët do të shpallen fajtor, pasi që të gjithë ishin të përfshirë në operacionin në tru që kishte Maradona. /Telegrafi/

Exit mobile version