Site icon Telegrafi

Shtatë milionë shtëpi ukrainase pa energji elektrike pas sulmeve ruse – ankohet edhe Moldavia

Sipas zyrës presidenciale të Ukrainës, rreth shtatë milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike në Ukrainë pasi vala e sulmeve me raketa ruse të së martës shënjestroi furnizimet me energji të vendit.

Klientët përjetuan ndërprerje të energjisë në rajonet Kiev, Vinnytsya, Volyn, Donetsk, Dnipropetrovsk, Zhytomyr, Kirovohrad, Lviv, Poltava, Rivne, Sumy, Ternopil, Kharkiv, Khmelnytskyy, Cherkasy, Chernivtsi dhe Chernihiv.

Rreth 15 objekte energjetike u dëmtuan si rezultat i sulmeve, tha nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Kyrylo Tymoshenko.

“Inxhinierët tanë aktualisht po bëjnë gjithçka për të rilidhur furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Theksojmë se edhe një pjesë e Moldavisë ka mbetur pa energji elektrike pasi furnizoheshin nga Ukraina.

Ndryshe, Rusia ka nisur luftën e pajustifikueshme në Ukrainë me 24 shkurt të këtij viti duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version