Që nga largimi i Patrick Vieiras nga Arsenali, Topçinjtë kanë pasur shumë probleme në mesfushë.
Londinezët kanë qene gjithmonë në kërkim të një lojtari me tipare të francezit, por kanë dështuar të gjejnë lojtarin adekuat, i cili do të sillte qetësinë e duhur.
Arsenali së fundi në këtë repart ka nënshkruar me Granit Xhakën, duke shpresuar se shqiptari do të jetë mesfushori i shumë kërkuar ndër vite.
Ndërsa më poshtë keni shtatë mesfushorët që Arsene Wenger ka provuar t’i sjellë në Arsenal, por ka dështuar. /Telegrafi/