Telegrafi

Shtatë lojtarë të Juventusit nën hetime për thyerje të karantinës, ndër ta edhe Ronaldo

Shtatë lojtarë të Juventusit thuhet se janë nën hetim për thyerjen e rregullave të karantinës para ndërprerjes së ndeshjeve ndërkombëtare dy javë më parë.

Juventusi hyri në izolim fiduciar pasi dy anëtarë të stafit të jashtëm dolën pozitivë për Covid-19 dy javë më parë.

Rodrigo Bentancur, Juan Cuadrado, Danilo, Paulo Dybala, Merih Demiral dhe Cristiano Ronaldo u larguan nga J Hotel për të luajtur për ekipet e tyre përkatëse kombëtare ndërsa Gigi Buffon shkoi në shtëpi.

Lexo po ashtu Ronaldo ishte lojtari i parë që theu rregullat e karantinës te Juventusi, nuk pranoi të qëndrojë në hotel

Sipas mediumi La Gazzetta dello Sport, lojtarët do të gjobiten nëse shpallen fajtorë nga Prokuroria Publike e Torinos që po vazhdon hetimet.

Në të njëjtën kohë, Prokurori Federal i FIGC ka hapur një hetim tjetër për të verifikuar nëse Ronaldo dhe bashkëlojtarët nuk kishin respektuar rregulloret anti-Covid të hartuara nga federata, duke lënë vendin ku po kryenin izolimin fiduciar.

Edhe nëse përcaktohet një përgjegjësi e lojtarëve, nuk do t’i atribuohej Juventusit pasi klubi kishte informuar ASL të Torinos për sjelljen e lojtarëve.

Lexo po ashtu Juventusi njofton humbje prej 89.7 milionë eurosh

Megjithatë, Juventusi beson se Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës nuk shkelën asnjë rregull.

“Ne kemi hyrë në karantinë të shtunën dhe kemi hyrë në izolim fiduciar pa asnjë garë për të luajtur. Ne u thamë lojtarëve se ata që dëshironin mund të shkonin në shtëpi për t’u izoluar. Karantina nuk u thye. Ata mund të vendosnin të shkonin dhe ata janë qytetarë të lirë”.

“Unë nuk e shoh pse Ronaldo nuk duhet të ishte bashkuar me Kombëtaren. Të gjithë ëndërrojnë të luajnë me ekipin kombëtar, për fat të mirë kjo ëndërr mbetet e gjallë edhe për ata që kanë 50-100 prezenca tashmë”, ka thënë Andrea Agnelli dje (e enjte). /Telegrafi/