Leicester City ka siguruar një avantazh prej shtatë pikësh në kreun e renditjes tabelore të Ligës Premier kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje nga fundi i ligës elitare angleze, janë të shumtë ata që mendojnë se “Dhelprat” e kanë siguruar titullin tashmë dhe në treg është nxjerrë shalli me mbishkrimin “Leicester City, kampion i Ligës Premier”.
Shallët kanë mundur ti blenë tifozët jashtë stadiumit “King Power” para takimit mes Leicester dhe Southamptonit, ku vendasit triumfuan me rezultat, 1:0.
Vetëm koha do të tregojë nëse veprim i menaxhmentit të skuadrës angleze është i nxituar sepse edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla, ku skuadrat kanë festuar para se të mbyllej kampionati apo ngjarjet sportive.
Më poshtë janë renditur disa nga festimet e parakohshme në botën e sportit, që kanë pasur një fund të hidhur. /Telegrafi/
Leicester City, kampion i Ligës Premier
Man United lajmëron marrëveshjen me Aaron Ramsey
Tifozi i Manchester Cityt dhe tatuazhi i Ligë së Kampionëve
Nike i sjell ters kombëtares angleze të regbisë
Autobusi i Liverpool para finales së Ligës së Kampionëve me Milanin (1:2)
Robinho transferohet te Chelsea
Autobusi i dytë i Liverpool
Tatuazhi para Super Bowl