Telegrafi

Shtatë alternativat e Realit në rast të largimit të Ronaldos

Cristiano Ronaldo pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës prej Real Madridit.

Kështu së paku raportojnë mediat spanjolle dhe portugeze, të cilat bëjnë me dije se lojtari ia ka konfirmuar këtë shokëve te skuadra madrilene.

Lexo po ashtu Ronaldo shokëve të skuadrës: Jam larguar dhe nuk kthehem më

E përditshmja britanike ‘The Telegraph’ ka bërë një listë me emrat e shtatë lojtarëve që mund ta zëvendësojnë 32 vjeçarin te Los Blancos.

Kylian Mbappe (Monaco), Pierre Emerick-Aubameyang (Borussia Dortmund), Roberto Lewandowski (bayern Munich), Alexandre Lacazette (Lyon), Paulo Dybala (Juventus) dhe Sergio Aguero (Man.City) dhe Eden Hazard (Chelsea).

Lexo po ashtu Ronaldo do të largohet, reagon portugezi (Foto)

Ndryshe, portugezi me mbretërit ka fituar dy herë titullin e kampionit spanjoll dhe tre herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/