Telegrafi

Shqiptohen afër dy mijë tiketa trafiku për 24 orë

Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar 1911 tiketa të trafikut.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se janë shkaktuar 10 aksidente me persona të lënduar dhe 39 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, sipas raportit janë arrestuar 13 persona, ku pesë prej tyre janë janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerë janë në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/