Njëra prej festave kombëtare në Francë u shndërrua në një natë të përgjakshme.
Në qytetin e Nices, një kamion ka shkelur mbi trupa njerëzish ku mbetën së paku 80 persona mbetën të vrarë.
Në vendin e atentatit kanë qenë edhe shqiptarë.
Njëra prej tyre është Nejada Rama nga Vlora, e cila ka kohë që jeton në këtë qytet, shkruan Indeksonline.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Facebook” ajo ka treguar se gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut. “Unë dhe familja ime jemi mirë”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, terroristi që sulmoi trumën me kamionin e tij u qëllua për vdekje nga autoritet e sigurisë franceze.
Ndërsa sipas dëshmitarëve, 31 vjeçari bërtiste “Allahu Akbar” – Zoti është më i madhi – para se të vritej.