Shqiptarja Vonesa Alijaj, ka shkëlqyer po ashtu në ndeshjen Shqipëri – Francë.
Vonesa e cila është Miss Luksemburgu për vitin 2015 nuk ka hezituar që të jetë në stadiumin Stade Velodrome për të përkrahur vendin nga ajo vjen.
Bukuroshja ka pozuar edhe me fansa, ku u shfaq mjaft e dashur me ta, shkruan Telegrafi.
Ndryshe nga Rike dhe Iridi, dy tifozet e famshme, ajo nuk provokoi, por thjesht tërhoqi vëmendjen e mediave me bukurinë e saj natyrale.
Në krah të saj gjendet edhe Reshat Alijaj, shqiptari i njohur në menaxhmentin e modeleve. /Telegrafi/