Telegrafi

Shqiptarja dhjetëvjeçare imiton Shakirën, kjo e fundit ia bën ‘Like’ në Instagram (Foto/Video)

Megjithëse ka vetëm 10-vjet, ajo ka mbi 80 mijë ndjekës në Instagram.

E gjithë kjo pasi që bukuroshja e vogël realizon video duke kërcyer nën ritmin e këngëve të njohura.

Erza Mehmetaj së fundi ka vallëzuar me këngën e Shakirës, “Waka Waka”, e cila ka marrë shumë pëlqime.

Një ndër këto pëlqime është edhe i këngëtares latine, Shakira, e cila nuk është kursyer t’i bënte “like” vogëlushes, e cila u gëzua pa mas dhe vendosi ta publikonte momentin në llogarinë personale të Instagramit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Pique zbulon si iu paraqit Shakiras, do t’ju mahnitë fati i tyre se si u takuan (Foto)