Gjatë ditës së sotme në media doli lajmi se 18-vjeçari shqiptar Marius Vrushaj kishte pranuar ftesën e kombëtares greke për të debutuar në ekipin U-19.
Por është vetë mesfushori i Olympiakosit ai që hedh poshtë këto informacione në një prononcim me video në gjuhën shqipe.
Djaloshi i lindur në Berat thotë se ndjehet i vlerësuar nga interesimi i grekëve, por thekson se dëshira e tij është të luajë për Shqipërinë.
“Ky është një vlerësim për mua. Secili do të luajë me Kombëtaren. Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”, thotë 18-vjeçari, i cili megjithatë nuk është kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Mesfushori i datëlindjes ’98 ka spikatur me ekipin e U-20 dhe para pak ditësh firmosi kontratën e parë si profesionist, duke iu bashkuar skuadrës A të Olympiakosit.