Rihanna do të kalojë në një nivel tjetër të karrierës së saj. Ajo pritet ta krijojë një shtëpi diskografike të veten, një label personal, nga ku do t’i promovojë hitet e radhës.
Këtij labeli nuk do t’ia gëzojë të mirat vetëm ajo, por edhe një kosovar, transmeton Klan Kosova.
Gazetari Enur Pakashtica e ka intervistuar babanë e Rihannas, Ronald Fenty, i cili ka deklaruar se ajo është e mahnitur me zërin e një këngëtari të ri kosovar, i cili quhet Freskim Rama.
Fenty ka thënë se këngëtarja e famshme mezi pret të takohet personalisht me Freskimin dhe ta bëjë atë pjesë të labelit të saj “para se dikush tjetër ta rrëmbejë atë”.