Telegrafi

Shqiptari i “paharruar” anonim!

Miliona burra, gra e fëmijë, përmes New Yorkut u futën në Tokën e Ëndrrave – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të shekullit XX, shumë nga ta shkuan atje me veshjet e tyre kombëtare – si shqiptari në foton që shihet edhe te spoti i këngës “Miracles”, i grupit Coldplay.

Fotoja është bërë më 1910 nga fotografi Augustus Francis Sherman, një zyrtar jo fort i rëndësishëm në Long Island, por që kishte talent për fotografi dhe interesim të madh për veshjet dhe kulturat e botës.

Lexo po ashtu Buzzfeed retushoi në ngjyra imazhin e vitit 1910: Veshja e veçantë e emigrantit shqiptar në New York (Foto)

Fotot e tij tash vonë janë retushuar për të ofruar pamje më të saktë për bukurinë e veshjeve kombëtare.

Nëse Kristofor Kolombi thuhet se e zbuloi rrugën për Amerikë, është interesant të ceket fakti se shqiptari i parë i regjistruar që shkeli në SHBA është korçari Kolë Kristofori. /Telegrafi/