Site icon Telegrafi

Shqiptari nga Kosova plagos dy rumunë në Austri, arrestohet pas një operacioni me helikopterë

Pas një mosmarrëveshje, një shqiptar nga Kosova (42) ka plagosur dy rumunë, njëri është në gjendje të rëndë, derisa tjetri ka pësuar lëndime më të lehta.

Sipas mediave austriake, i dyshuari, Jeton N. është kapur  pas një kërkimi të madh nga policia austriake me helikopterë.

Të tre burrat ishin në një kopsht të një shtëpie, ku po jetonte njëri nga dy rumunët, në Amstetten, dhe pas një mosmarrëveshje, 42-vjeçari ka gjuajtur me pistoletë, duke plagosur rëndë një rumun 41-vjeçar, derisa një rumun tjetër 25-vjeçar ka pësuar lëndime më të lehta, përcjell albinfo.ch.

Jetoni ishte arratisur, megjithatë mbi 60 policë, ishin në gjendje që ta arrestonin, me ndihmën edhe të helikopterëve.

Të tre burrat e njihnin njëri tjetri dhe konflikti mes tyre kishte shpërthyer për një grua ose për para.

I arratisuri do të intervistohet, ashtu si edhe dy të plagosurit, kurse asnjëri prej tyre nuk di gjermanisht.

Exit mobile version