Komuniteti shqiptar në Amerikë, të hënën do të protestojnë në New York, për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.
Lajmin e ka bërë të ditur Vasfije Krasniqi, e cila ka kërkuar që shqiptarët që jetojnë në Amerikë të bashkohen në këtë protestë.
Protesta do të mbahet të hënën, në ora 13:00, rrugëve të New York-ut, komuniteti shqiptaro-amerikan do të kërkojë që Serbia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës dhe për sulmin terrorist të fundit.
Bashkimi Evropian ende nuk e ka ndëshkuar Serbinë për agresionin e saj mbi Kosovën pasi thonë se po presin prova shtesë që dëshmojnë përfshirjen e autoriteteve serbe.
Institucionet e sigurisë së Kosovës kanë ofruar një numër provash që tregojnë se Beogradi zyrtar ka mbështetur sulmin terrorist.
Please join if you can pic.twitter.com/RA8SQn29CS
— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) October 19, 2023