Site icon Telegrafi

Shqipja me zile i çon banorët e BBVK në dhomë e gjumit të dizajnuar nga “Ciao Berto”

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Banorët e “Big Brother VIP Kosova” e kanë nisur ditën me një zgjim ndryshe nga çdo mëngjes tjetër.

Në orët e hershme të mëngjesit, Shqipja, një nga konkurrentet e shtëpisë, ka marr një zile dhe me të ka shkuar tek dhoma e gjumit për të zgjuar banorët.

Por kësaj radhe, vëmendja nuk ishte vetëm te loja e saj e zakonshme, por edhe te hapësira luksoze që i rrethonte.

Dhoma e gjumit, e cila është arreduar nga “Ciao Berto”, një kompani e njohur kosovare që operon në fushën e prodhimit dhe dizajnimit të mobiljeve, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për estetikën e saj, por edhe për kualitetin dhe funksionalitetin e përmbajtjes.

“Ciao Berto” ka sjellë një ndjenjë të re në shtëpinë më të famshme në vend, duke dizajnuar jo vetëm dhomën e gjumit, por edhe kuzhinën, dhomën e makijazhit, dhe disa pjesë të tjera të rëndësishme të shtëpisë.

Eleganca dhe komoditeti shkojnë dorë për dore, dhe banorët kanë shprehur ndjenja pozitive rreth ambientit të tyre të jetesës, duke shtuar kështu një dimension shtesë në interaksionet dhe përvojën e tyre brenda shtëpisë së BBVK.

“Ciao Berto” është kthyer në një emër sinonim me cilësinë dhe inovacionin në tregun vendas dhe më gjerë, dhe përfshirja e saj në arredimin e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” është një dëshmi për standardin e lartë që kompania vendos në çdo projekt që prek.

Me një kombinim të përmbajtjeve moderne dhe të qëndrueshme, “Ciao Berto” ka krijuar një ambient që nuk është vetëm vizualisht tërheqës, por edhe i përshtatshëm për jetën e përditshme të banorëve të shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version