Telegrafi

Shqipëria vendoset në Kaiserau, Sylvinho lë në pushim ditën e sotme futbollistët

Pas zbarkimit në Dusseldorf pasditen e së shtunës, Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar menjëherë drejt Kaiseraut në Kamen, kampit bazë ku do të qëndrojë përgjatë përgatitjeve në Euro Gjermani 2024.

Pas akomodimit në qendrën sportive, trajneri Sylvinho dhe stafi teknik kanë vendosur të lënë pushim këtë dielë lojtarët dhe nuk do të ketë senacë stërvitore.

Ndërkaq, Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se do të jetë mesfushori Ylber Ramadani, i cili do të jetë në konferencën për media ditën e sotme me fillim nga ora12:00 dhe do të zhvillohet në sallën e konferencave në Kaiserau Sportecenter.

Të hënën skuadra do të vijojë normalisht seancat stërvitore që do të jetë si zakonisht të hapura për mediat 15 minutat e para.

Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në Grupin B në Euro 2024 së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Ndeshja e parë e kuqezinjve në Gjermani do të jetë më 15 qershor, kur do të përballen me Italinë me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/