Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 1-3.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë nga fillimi deri në fund të saj.
Vetëm pas 20 minutave lojë, kuqezinjtë kanë realizuar golin e parë në këtë duel.
Ka qenë mesfushori ofensivë, Nedim Bajrami që realizoi golin e epërsisë për Shqipërinë pasi u fut bukur në zonë pas një asistimi nga Jasir Asani.
Shqipëria ka mundur të gjej golin edhe në minutën e 32-të, por Sokol Cikalleshi dështoi të realizoi nga pika e bardhë.
Krejt në fund të pjesës së parë ishin vendasit që barazuan me kokë nëpërmjet mbrojtësi Faero.
Kësisoj 45 minutat e pjesës së parë përfunduan baras 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur golin e dytë në këtë duel.
Ishte mesfushori i talentuar Kristjan Asllani që ka realizuar një gol spektakolar nga distanca për ta rikthyer epërsinë e kuqezinjve.
E golin e fundit dhe përfundimtar në këtë ndeshje e realizoi Ernest Muçi në minutën e 92-të.
Ishte një aksion i bukur ku Uzuni asistoi, derisa talenti tiranas realizoi për 1-3.
Me këto tre pikë, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia që ndodhet në vendin e parë me shtatë pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootColic/status/1671233171029983234?s=20
MADRE MIA KRISTJAN ASLLANI pic.twitter.com/5RGm49r0SZ
— ester (@Estt23) June 20, 2023
https://twitter.com/FootColic/status/1671239728740409346?s=20