Shqipëria po luan me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për Euro 2024.
Nuk shkoi shumë dhe vetëm pas 11 minutash kuqezinjtë arritën ta zhbllokonin sfidën pas një dominimi.
Ylber Ramadani pasoi bukur te Nedim bajrami i cili me nëj goditje të bukur nga 20 metra arriti të shënojë në portën e Shahrudin Mahammadaliyev.
Goal: Nedim Bajrami | 🇦🇱 Albania 1-0 Azerbaijan 🇦🇿 pic.twitter.com/QMvWsyVr0I
— PushGoals (@PushGoals) June 7, 2024
Një tjetër gol i bukur i Bajramit me fanellën e Shqipërisë, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve kryesor.
Shqipëria fitoi edhe miqësoren e parë të zhvilluar para disa ditësh ndaj Lihtejshtajnit me rezultat 3-0. /Telegrafi/