Site icon Telegrafi

Shqipëria u garanton ukrainasve strehim një-vjeçar

Qeveria shqiptare parashikon ngritjen e një task-force për menaxhimin e refugjatëve të luftës që vijnë nga Ukraina.

Nëpërmjet një VKM-je, ekzekutivi përcakton se task-forca do të përbëhet nga 8 ministri dhe kryesohet nga Ministria e Brendshme.

Për refugjatët e luftës, qeveria parshikon garantimin e strehimit të tyre dhe statusi i veçantë do t’i jepet për një afat 1-vjeçar.

Paratë për akomodimin e tyre do të suportohen nga buxheti i shtetit dhe fonde që mund të vijnë nga donacione të tjera.

Të njëjtën praktikë, ekzekutivi shqiptar e zbatoi edhe gjatë verës së vitit 2021, kur pranoi se do të strehonte përkohësisht shtetasit afganë./A2 CNN

Exit mobile version