Telegrafi

Shqipëria tenton ta marr kapitenin e Kosovës U-21, Ardian Ismajlin

????????????????????????????????????

Kombëtarja A e Shqipërisë vazhdon të peshkojë lojtarët nga Kosova, kurse së fundi po tenton të marrë kapitenin e U-21, Ardian Ismajlin.

Ai ka merita të mëdha në sukseset e Kosovës U-21 të drejtuar nga përzgjedhësi, Rafet Prekazi.

Kosova U21 ta tubuar 11 pikë deri më tani.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Cristian Panucci ka kontaktuar Ismajlin dhe lojtari në parim është pajtuar t’i bashkohet Shqipërisë.

Kjo pasi ndihet i indinjuar nga Kosova A, e cila nuk e inkuadroi për asnjë minutë në ndeshjet kualifikuese për Botëror.

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit, po kërkon nga FFK që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë.

Zyrtarë e FFK-së, të cilët nuk kanë dashur të komentojnë rastin në fjalë.

Ismajli vite më parë ka veshur fanellën e 2 Korrikut dhe Prishtinës para se t’i bashkohet Hajdukut.

Në barazimin historik Kosovë U21 – Gjermani U21, 0-0, 21 vjeçari u vëzhgua nga Atalanta.