Telegrafi

Shqipëria shkon në pushim me epërsi fal perlës së Jasir Asanit

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Polonisë me rezultat 1-0 në ndeshjen kualifikuese për Euro 2024.

Një ndeshje e fortë nga të dy skuadrat, sidomos në minuta e para, ku të dy skuadrat luftuan për çdo top.

Fillimisht shënuan polakët në minutën e 24-të me mbrojtësin Jakub Kiwior.

Ai u gjend mirë në zonë për të tundur rrjetën e Thomas Strakoshës. Por rasti u rishikua në VAR dhe Kiwior ishte në pozitë jashtë lojë.

https://twitter.com/footblaze/status/1700950307495141606

Shqipëria pas këtij momenti filloi të luajë më mirë dhe të krijojë më shumë.

Zhvillohej minuta e 37-të, kur Jasir Asani merr një top nga e djathta dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.

https://twitter.com/fener1medya/status/1700954775074820526

Festë e madhe e tifozëve në ‘Air Albania’ që i kanë mbushur shkallët si asnjëherë më parë.

Pas golit Shqipëria mirë menaxhoi lojën edhe pse ishin edhe tetë minuta lojë shtesë.

Shqipëria po kërkon fitore për vendin e parë në grup dhe duhet të jetë më e kujdesshme në pjesën e dytë. /Telegrafi/