Telegrafi

“Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia” – Rita Ora i këndoi me krenari prejardhjes së saj shqiptare para mijëra fansave në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora mbrëmë (e martë) mbajti koncertin e paralajmëruar në Tiranë.

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për ta parë nga afër yllin e muzikës botërore teksa perfomonte hitet e saj më të njohura.

Rita nuk i zhgënjeu fansat e saj shqiptarë duke treguar me krenari prejardhjen shqiptare edhe një herë kur doli në skenë e veshur kuq e zi dhe shqiponjën e printuar në kostumin e saj.

Foto: Erion Veliaj/Instagram

Krijuesja e hiti “Hot Right Now” përveç dukjes me motive shqiptare ia shtoi performancës së saj edhe kërcimin e “Valles Shota” me valltarët e saj duke bërë që publiku të elektrizohet dhe më shumë.

Por, Rita gjatë setit të saj foli edhe disa fjalë shqip duke falënderuar të gjithë ata që erdhën në koncertin e saj.

Ndërsa, në një moment Rita gjithashtu i këndoi Shqipërisë dhe Kosovës duke thënë gjithë krenari se në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.

“Shqipëria në gjakun tim, Kosova në damarët e mi, ne jemi këtu për të qëndruar”, ka kënduar Rita një pjesë gjatë performancës.

Pas performancës, artistja përmes disa postimeve në InstaStory ka falënderuar edhe një herë fansat duke thënë se do të rikthehet sërish.

Lexo po ashtu Rita Ora elektrizoi Tiranën me veshjen kuq e zi me shqiponjë dhe “Vallen e Shotës”

“Ky ishte koncerti më i mirë ndonjëherë, jam argëtuar shumë, faleminderit që keni ardhur, unë do të rikthehem sërish, ju dua shumë”, u shpreh Rita.

Foto: Nel Photography

Ndërkohë, pas qëndrimit në Tiranë këngëtarja është nisur menjëherë për në Brazil atje ku do të mbaj koncertin e radhës. /Telegrafi/

Foto: Erion Veliaj/Instagram