Site icon Telegrafi

Shqipëria mbyll fazën kualifikuese të Euro 2020 me humbje nga Franca – por fiton një stadium mbresëlënës

Shqipëria e ka mbyllur fazën e kualifikimeve në Euro 2020 me humbje, pasi është mposhtur 0-2 nga Franca.

Kombëtarja jonë e filloi këtë takim në folenë e re “Arena Kombëtare”, një vend që na kishte munguar prej shumë vitesh.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, ‘Gjelat’ kaluan në epërsi me anë të Corentin Tolisso që u shërbye mjaftë mirë nga Antoine Griezmann.

Francezët arritën që ta dyfishonin më pas epërsinë me anë të yllit të Barcelonës (30’) nga një asistim i Leo Dubois.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën kishte një ritëm më të ulët të ndeshjes.

Shqipëria rrezikoi disa herë portën e Steve Mandanas, por që na mungoi konkretizimi i rasteve.

Kombëtarja jonë ka humbur shpresat që të kualifikohet në Kampionatin Evropian, derisa Franca ka arritur një ndeshje më parë që ta përfundojë punën.

Shqipëria e ka mbyllur fazën kualifikuese në vendin e katërt me 13 pikë, derisa Franca liderë e Grupit H me 25, Turqia me 23, Islanda me 19, Andorra në vendin e pestë me katër dhe Moldavia me tri sosh. /Telegrafi/

 

Exit mobile version