Moldavia do të jetë nikoqir i Shqipërisë në ndeshjen që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin “Stadionul Zimbru”, derisa tanët shihen si favorit për ta fituar këtë takim.
Kombëtarja jonë tashmë ka humbur shpresat për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, mirëpo që ndaj Moldavisë do të kërkojnë vetëm fitore të nderit.
Edy Reja ka vendosur që në këtë takim të bëjë disa ndryshime nga ndeshja me Turqinë, pasi do u jap më shumë hapësirë edhe lojtarëve që kanë pasur minutazhë më të vogël.
Formacioni startues i Moldavisë: Koşelev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Ioniţa, Cebotaru, Prepeliță, Suvorov, Anton, Sidorenco, Graur.
Formacioni startues i Shqipërisë: Strakosha, Veseli, Djimsiti, Bare, Gjasula, Manaj, Trashi, Çikalleshi, Dermaku, Ismajli, Abrashi. /Telegrafi/