Telegrafi

Shqipëria kthehet te fitorja, mposht Moldavinë në Elbasan

Shqipëria ka arritur të shënojë fitore ndaj Moldavisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e katërt të vlefshme për eliminatoret Euro 2020.

Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë që krijoi disa raste në pjesën e parë.

Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni kishin rastet më të mira në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Edy Reja bëri disa zëvendësime, duke i dhënë më shumë sulmit.

Zhvillohej minuta e 66-të kur Shqipëria mori avantazhin.

Ishte Odise Roshi që asistoi bukur te Sokol Cikalleshi që shënoi për 1-0 nga afër.

Festë e madhe e lojtarëve, pasi që tashmë ishin zhbllokuar edhe psikologjikisht.

Shqipëria e dominoi lojë në minutat në vijim, por goli i qetësisë erdhi në kohën shtesë.

Ishte Ylber Ramadani që me një goditje të fuqishme shënoi për 2-0.

Shqipëria pas kësaj fitoreje ka gjashtë pikë dhe mbetet në garë për tu kualifikuar. /Telegrafi/