Site icon Telegrafi

Shqipëria kërkon rezultat pozitiv në Islandë, debuton trajneri Reja  

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj sot (e shtunë) ndaj Islandës në udhëtim në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Islandës, ku do të përballen me ta me fillim nga ora 15:00.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në stadiumin Laugardalsvollur të Reykjavikit dhe është e vlefshme në kuadër të Grupit H.

Lexo po ashtu Reja: E njoh mirë Islandën, Grezda u largua se kishim pikëpamje të ndryshme

Djelmoshat tanë do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare nën urdhrat e trajnerit italian Edy Reja dhe synojnë rezultat pozitiv në debutimin e tij.

Motiv shtesë për kombëtaren e Shqipërisë është edhe fitorja në ndeshjen e fundit në eliminatore, 0-3 ndaj Andorrës.

Kombëtarja e Shqipërisë në stërvitje (Foto: FSHF/Twitter)

Në anën tjetër, Islanda gjithashtu shpreson në rezultat pozitiv pasi luan në shtëpi, por humbja 4-0 nga Franca dhe forma e dobët ka turbulluar ujërat në kampin e tyre.

Ndeshje tjera në këtë grup janë edhe ajo mes Turqisë dhe Francës dhe Moldavisë ndaj Andorrës. /Telegrafi/

Exit mobile version