Shqipëria e ka fituar pjesën e parë ndaj Moldavisë me rezultat 0-3 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Kombëtarja jonë kaloi në epërsi fillimisht me golin e shënuar nga Sokol Cikalleshit në minutën e 22-të.
Presioni i lartë i kuqezinjve vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, ndërsa Keidi Bare (34’) e dyfishoi epërsinë.
Gjashtë minuta më vonë, Lorenc Trashi shënoi për 0-3, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me qetësi.
Kjo ndeshje për Shqipërinë është vetëm sa për prestigj, pasi tashmë i kanë humbur shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por që do të shërbejë si motiv për ndeshjet e fundit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gbuRPnp85pg
https://www.youtube.com/watch?v=III0DfEaQjA
https://www.youtube.com/watch?v=r9IAtkvNEG8