Telegrafi

Shqipëria fiton me rezultat bindës ndaj Moldavisë

Shqipëria e ka mposhtur në udhëtim Moldavinë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 me rezultat 0-4.

Kombëtarja jonë kaloi në epërsi fillimisht me golin e shënuar nga Sokol Cikalleshit në minutën e 22-të.

Presioni i lartë i kuqezinjve vazhdoi edhe në minutat në vazhdim, ndërsa Keidi Bare (34’) e dyfishoi epërsinë.

Gjashtë minuta më vonë, Lorenc Trashi shënoi për 0-3, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me qetësi.

Pjesa e dytë kishte rastet të shumta, derisa golin e katërt e shënoi Rey Mana në minutën e 90-të nga asistimi i Odise Roshit, ndërsa Edy Reja dukej i kënaqur me lojën e lojtarëve të tij.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ka shkuar në kuotën e 12 pikëve, derisa Turqia është lider i Grupit H me 19, as sa ka edhe Franca, Islanda me 15, Andorra dhe Moldavia me nga tri sosh.

Kjo ndeshje për Shqipërinë është vetëm sa për prestigj, pasi tashmë i kanë humbur shanset për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, por që do të shërbejë si motiv për ndeshjen e fundit ndaj Andorrës dhe Francës. /Telegrafi/