Shqipëria e ka mposhtur Islandën me rezultat 4-2 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Të parët ishin Kuq e Zinjtë që kaluan në epërsi me anë të Kastriot Dermakut në minutën e 32-të nga asistimi që pranoi prej Ledian Memushajt.
Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të tanëve, mirëpo pjesa e dytë filloi më keq për ta.
Islanda i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Gylfi Sigurdsson në minutën e 47-të, nga asistimi që pranoi prej Runar Sigurjonsson.
Por, gëzimi i islandezëve zgjati vetëm pesë minuta passi Elseid Hysaj e rikthye epërsinë, pas asistimit që pranoi nga Rey Manaj.
Mirëpo mysafirët arritën ta barazonin sërish rezultatin me anë të Kolbeinn Sigthorsson (58’), gjersa ishte goli i tyre i fundit në ndeshje.
Odise Roshi e riktheu epërsinë në minutën e 78-të nga asistimi i Keidi Bares, derisa Sokol Cikalleshi (83’) shënoi për 4-2 me asistimit e Ledian Memushajt.
Turqia është lidere e Grupit H me 15 pikë, po aq sa ka edhe Franca, të ndjekur nga Islanda me 12 –të, Shqipëria me nëntë, Moldavia me tri dhe Andorra ende pa pikë. /Telegrafi/
https://streamable.com/o1yv4
https://streamable.com/ik9yo
https://streamable.com/mcg19
https://streamable.com/ds7gr
https://streamable.com/hb3lb