Site icon Telegrafi

Shqipëria ende ka shpresë për të mbetur në Ligën C, këto janë skenarët që e shpëtojnë

Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në shtëpi me rezultat të thellë 4-0 nga Skocia në kuadër të Grupit 1 të Ligës C.

Humbja e Shqipërisë në Loro Boriqi të Shkodrës ishte më e thella në 11 vitet e fundit dhe kjo bëri që shqiptarët të ndihen të turpëruar nga kjo disfatë.

Kjo humbje mendohej që do ta dërgonte kombëtaren kuqezi një garë më poshtë, apo më saktë nga Liga C në Ligën D.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kombëtares së Shqipërisë

Megjithatë, ende ka shpresë që Shqipëria të mbetet edhe me tutje pjesë e Ligës C, pasi janë disa skenarët që e shpëtojnë rënien një kategori më poshtë.

Rënien nga Liga C tashmë e kanë siguruar kombëtarja e Estonisë dhe ajo e Lituanisë, si dy skuadrat më të dobëta nga grupi 2 dhe 4, ndërsa ngjitjen në Ligën B e ka siguruar vetëm kombëtarja e Finlandës.

Gjendja aktuale e gjithë Ligës C

Hungaria, si e treta më e mirë e Grupit 2, tashmë ka shpëtuar pasi e ka lënë pas Shqipërinë me një pikë më shumë, ndërsa pas kuqezinjve, me vetëm një pikë në renditjen e të tretave më të mira janë Qipro dhe Mali i Zi.

Nëse në Grupin 3, kombëtarja e Qipros nuk fiton me atë të Norvegjisë atëherë nuk bie Shqipëria nga Liga C.

Ndërsa në Grupin 4, mjafton që Mali i Zi të mos fitojë me Rumaninë që të mos e arrijë Shqipërinë në renditjen e skuadrave të treta më të mira dhe kuqezinjtë të vazhdojnë të mbeten në Ligën C. /Telegrafi/

Gjendja aktuale e vendeve të treta

 

Exit mobile version