Telegrafi

Shqipëria dyfishon epërsinë me golin e bukur të Agollit (Video)

Kombëtarja e Shqipërisë ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshje ndaj Lihtenshtejnit.

Pas golit të epërsisë 1-0 të shënuar nga Odise Roshi, tani radha i erdhi edhe mbrojtësit të majtë Ansi Agolli.

Agolli ka shënuar një gol të bukur nga distanca për 2-0.

Goli i Agollit erdhi në minutën e 78 të ndeshjes pas asistimit të Elseid Hysaj. /Telegrafi/