Site icon Telegrafi

Shqipëria duhet t’i heq barrierat për prodhimet nga Kosova (Video)

Bashkëpunimi në mes Shqipërisë dhe Kosovës është më shumë deklarativ sesa në realit e po ashtu edhe në aspektin ekonomik. Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë janë takuar 5 herë deri më tash dhe kanë nënshkruar shumë marrëveshje, por barrierat dhe problemet për bizneset nuk janë hequr.

Depërtimi i prodhimeve nga Kosova në Shqipëri është shumë i vështirë dhe jo nivelin e duhur po ashtu edhe shkëmbimet tregtare mes të dyja vendeve kanë dallime të mëdha.

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi ka thënë se eksportojnë në katër kontinente dhe kanë probleme gjatë eksportit.

“Probleme me eksport ka gjithmonë, por jo si të natyrës me Serbinë. Nuk qëndron puna shumë mirë edhe me Shqipërinë, t’u e marr parasysh që jemi një vend vëllezër dhe nga takimet e shpeshta të të dyja qeverive, kanë dhënë përmirësime minimale për përmirësimin e ambientit në Shqipëri”, tha ai.
Palushi ka treguar se janë në mesin e dy produkteve më të shitura në tregun e Shqipërisë.

Lexo po ashtu Palushi: Taksa ndaj prodhimeve serbe e qëlluar, kalimi i bizneseve nga Kosova nëpër Serbi ishte i pamundur (Video)

“Ne në tregun shqiptar jemi në mesin e dy produkteve nga Kosova, më të shitura, por gjithsesi nuk e kemi gjetur një ambient shumë miqësor, ku produktet kosovare nuk priten shumë mirë, mirëpo fal një angazhimi që kemi pasur atje ka një rritje të marketingut. Mendoj që është momenti i fundit që të ketë ndryshime dhe siç duket ka përsëritje të këtyre takimeve dhe të mos humbet kohë dhe këto pengesa do të duhej të evitohen qysh më herët”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Palushi: Prodhuesit vendorë mund të funksionojnë 100% pa tregun e Serbisë (Video)

Pronari i kompanisë Frutex që eksporton në mbi 20 vende dhe prodhon pijen energjike Golden Eagle si dhe lëngjet Relax, ka thënë se ngritja e kulturës për konsum të produkteve kosovare do të ishte njëra prej mundësive, në përgjithësi për të dyja anët. /Telegrafi/

Exit mobile version