Site icon Telegrafi

Shqipëria dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen vëllazërore

(Foto: fshf.org/ffk-kosova.com)

Në “Elbasan Arena” sot (e mërkurë) zhvillohet ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në futboll.

E quajtur si një vëllazërore, kjo sfidë do t’u shërbejë dy skuadrave si përgatitje para dy ndeshjeve tjera të nëntorit që i zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pas takimit ndaj Kuqezinjve, Dardanët luajnë në garën evropiane kundër Sllovenisë (më 15 nëntor) dhe pastaj kundër Moldavisë (më 18 nëntor).

(Foto: fshf.org)

Shqipëria, në anën tjetër, ka për kundërshtar Kazakistanin (më 15 nëntor) dhe më pas Bjellorusinë (më 18 nëntor).

Vëllazërorja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës fillon në ora 16:00 dhe zhvillohet pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/

(Foto: ffk-kosova.com)
Exit mobile version