Site icon Telegrafi

Shqipëria barazon me Marokun

Kombëtarja shqiptare ka barazuar në ndeshjen e parë të saj pas kthimit nga Kampionati Evropian me Marokun 0-0.

Kuqezinjtë ia bën sefte në stadiumin Loro Boriqi që është rinovuar së fundmi.

Djelmoshat e Gianni de Biasit, e nisën mirë dhe kishin më shumë raste në këtë ndeshje miqësore.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Sokol Cikalleshi i cili pas një asistimi të bukur nga Hysaj nuk qëlloi portën me kokë.

Në pjesën e dytë rrezikuan edhe me Lenjanin, Cikalleshin dhe Sadikun, por pa sukses.

Kjo ishte ndeshja e parë pa Lorik Canën, ndërsa kapiten ishte Mavraj. De Biasi provoi shumë lojtarë në pjesën e dytë duke ndërruar pothuajse gjysmën e skuadrës.

Shqipëria me 5 shtator do të përballet me Maqedoninë në ndeshjen e parë kualifikuese. /Telegrafi/

Exit mobile version