Site icon Telegrafi

Shqipëri -Spanjë, UEFA cakton gjyqtarin suedez për ta gjykuar këtë takim

UEFA ka zgjedhur një gjyqtar suedez si kryesorin e takimit Shqipëri-Spanjë, dueli i fundit në Grupin B të Euro 2024.

Kuqezinjtë e Sylvinhos sfidojnë të hënën në mbrëmje (21:00) spanjollët e kualifikuar, me ëndrrën dhe besimin për të siguruar një fitore.

Që do të ishte historikë për të gjithë shqiptarët, dhe mbi të gjitha do të sillte kualifikimin në 16 më të mirët e Gjermani 2024.

Glenn Nyberg është përzgjedhur gjyqtari  i duelit të 24 qershorit në “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit.

35-vjeçari nordik, një ndër më të rinjtë në Euro 2024, u bë gjyqtar profesionist në vitin 2008, teksa mban stemën e FIFA-s prej vitit 2016.

Nyberg ishte gjyqtari i katërt në finalen e Ligës së Konferencës këtë vit në Athinë mes Fiorentinës dhe Olympiacosit.

Gjatë 301 takimeve zyrtare që ka gjykuar në Suedi dhe Evropë, Nyberg ka nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë në 972 raste dhe 16 herë të kuqin. /Telegrafi/

Exit mobile version