Telegrafi

Shqipëri, opozita kthehet sot në Parlament

Opozita në Shqipëri i rikthehet seancave në Parlamentin e Shqipërisë duke shpëtuar në këtë mënyrë edhe mandatet.

Edhe pse mes tyre kishte nga ata të cilët mbrojtën idenë e djegies së mandateve, aleatët opozitarë ranë dakord që të rinisin aktivitetin parlamentar ditën kur diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim buxhetin e vitit 2019.

Hapin e parë për rikthimin zyrtar në Parlament, opozitarët e hodhën në Konferencën e Kryetarëve ditën e martë, ku përfaqësuesit e saj morën pjesë, transmeton tch.

Konferenca përfshiu në rendin e ditës së punimeve të Parlamentit reformën zgjedhore. Mazhoranca depozitoi në Kuvend draftin e padakortësuar dhe kërkoi që të miratohet menjëherë në një nga dy seancat e parashikuara, por opozitarët bënë me dije se nuk kanë ndërmend ta votojnë. /Telegrafi/