Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Norvegjisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.
Kuqezinjtë janë nikoqirë të nordikëve në takimin miqësor ndërkombëtar.
Christian Panucci dëshiron ta marr fitoren e radhës me Shqipërinë pas asaj ndaj Turqisë në udhëtim.
Në anën tjetër edhe norvegjezët duan fitore edhe pse ky është një takim miqësore.
Trajneri italian ka vendosur të startojë me Ylber Ramadanin në mesfushë, përkrah Kamer Qakës dhe Taulant Xhakës, ndërsa Eros Grezda është përsëri titullar në krahun e sulmit.
Kjo ndeshje zhvillohet në Elbasan Arena dhe pritet të filloj nga ora 19:00.
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Mavraj, Aliji; Qaka, Ramadani, Xhaka; Roshi, Sadiku, Grezda.
Norvegjia: Nyland; Nordveit, Ajer, Melind, Svenson; Johansen, Odegard, Henriksen, M.Elyounoussi; T.Elyonoussi, Johnsen.
/Telegrafi/