Site icon Telegrafi

Shqipëri – Kroaci, formacionet zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.

Kuqezinjtë do të përballen me kroatët në ndeshjen e dytë të grupit, e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut nga ora 15:00.

Të dy kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.

Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë vendosur të bëjnë pak ndryshime për këtë ndeshje, pasi nuk duan t’i prishin balancat e ekipit.

Trajneri i kombëtares shqiptare ka bërë vetëm dy ndryshime nga ndeshja me Italinë, ashtu siç paralajmëroi Telegrafi.

Qazim Laçin dhe Rey Manajn janë inkuadruar në vend të Taulant Seferit dhe Armando Brojës.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami;

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Petkovic, Kramaric;

/Telegrafi/

Exit mobile version