Site icon Telegrafi

Shqipëri – Andorrë, kuqezinjtë duan fitoren për rekordin e pikëve

Kombëtarja Shqiptare është nikoqire e Andorrës në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020.

Për Shqipërinë është momenti i së vërtetës. Kuqezinjtë presin sot në mbrëmje në Elbasan Arena, Andorrën në një ndeshje që duhet ta fitojnë me çdo kusht dhe nëse ja dalin do të thyejnë rekordin e pikëve të arritura ndonjëherë në një fushatë eliminatore pasi do të ngjiten në kuotën e 15 të tillave.

Trajneri Edy Reja ka kërkuar mbështetje sa më të madhe nga tifozët pasi kjo ndeshje nuk është e lehtë, gjithsesi pavarësisht mungesave dhe rrethanave më vëmendjen më të madhe që shkon te sfida e së dielës ndaj Francës ku do të inagurohet dhe stadiumi i ri.

Lexo po ashtu Reja: Xhaka dhe Grezda nuk pranuan të vijnë, nuk janë asnjëri Messi

Në Elbasan Arena. Shqipëria pritet të bëjë detyrën përballë një Andorre që ka grumbulluar 3 pikë në këto eliminatore dhe kërkon të qëndrojë në vendin e parafundit.

Ndryshime në formacion do të ketë krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Moldavisë, me Rejan që synon të ruajë disa nga titullarët për sfidën ndaj Francës.

Lexo po ashtu Hysaj: Do jetë emocionuese sfida ndaj Francës, por ndeshja me Andorrën më e rëndësishme

Në sulm mund të debutojnë Florian Kamberi ose Taulant Seferi ndërkohë që në mesfushë janë edhe problemet pasi Klaus Gjasula është i s’kualifikuar, Abrashi i dëmtuar, Memushaj jo në formën optimale ndërkohë që Xhaka dhe Kaçe nuk kanë ardhur në grumbullim.

Shqipëri-Andorra do të nisë në orën 20:45.

Exit mobile version