Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë fitore komode 2-0 ndaj Moldavisë.
Kjo ishte fitorja e parë e kuqezinjve në eliminatoret për Euro 2024, teksa ishte një ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund të saj.
Jasir Asani realizoi një gol spektakolar me të filluar pjesa e dytë, derisa për 2-0 u përkujdes Nedim Bajrami.
Mesfushori i Sassuolos, Nedim Bajrami ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje, derisa me notë të njëjtë u vlerësuan edhe Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.
Paraqitje shumë të mirë patën edhe Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Jasir Asani, Etrit Berisha e kapitenit Elseid Hysaj.
Ndërkohë te përfaqësuesja mysafire nota më e ulët shkoi për portierin Dorian Railean, ndërsa më i vlerësuari ishte mesfushori Vadim Rata.
Shqipëria ka tri pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa lider i grupit është Çekia me shtatë pikë. /Telegrafi/