Shqipëria do të përballet sot (11 qershor) në Elbasan Arena me Moldavinë në kuadër të Grupit H për kualifikimet në Kampionatin Evropian (Euro 2020).
Kombëtarja shqiptare aktualisht ka dy humbje dhe një fitore, gjersa është në grup me Turqinë që është liderë e grupit me nëntë pikë.
Në grup me Shqipërinë janë edhe kombëtaret si, Franca që është në vendin e dytë me gjashtë, aq sa ka edhe Islanda, ndërsa Kuq e Zinjtë dhe Moldavia, kanë nga tri pikë, derisa Andorra është ende pa pikë.
Kombëtarja shqiptare do i duhet sot detyrimisht fitorja, në mënyrë që të mos shkëputet nga udhëheqësit e Grupit H.
Shqipëria do të përballet me Moldavinë nga ora 20:45, ndërsa që të dyja kanë nga tri pikë, por që tanët kanë përparësi që janë vendas dhe janë favorit në letër.
Franca duket se do të shkojë në kuotën e nëntë pikëve, pasi do të ketë punë me Andorrën, ndërsa Shqipëria mund të ndal në vendin e tretë në rast fitoreje, pasi Islanda do të përballet me Turqinë. /Telegrafi/