Trajneri i LA Galaxy, Guillermo Barros Schelotto ka thënë se ai do ta adhuronte po të shihet Lionel Messin duke luajtur në MLS (Major League Soccer).
Ylli argjentinas tashmë është bërë e ditur se ka dorëzuar letrën për largimin nga Barcelona, ndërsa besohet se do të kalojë te Manchester City.
Mirëpo, Shcelotto beson se një kalim i 33-vjeçarit në ligën amerikane do t’i bënte mirë të dyja palëve.
“Isha i shokuar kur dëgjova rreth vendimit të Messit për të braktisur Barcelonën, pasi të gjithë kemi menduar se ai do të pensionohet aty”, ka thënë Shcelotto.
“Por, ai duhet të ketë një arsye dhe si një bashkëkombës, dua që ai të marrë më të mirën dhe shpresoj që ai të vije në MLS, do të ishte e mrekullueshme”, ka shtuar më tej ai.
Sipas asaj që publikoi La Liga, Messi mund të largohet nga Barcelona vetëm nëse një skuadër paguan 700 milionë euro për kartonin e tij. /Telegrafi/