Telegrafi

“Shpresoj që Messi nuk do të largohet prej Barcelonës”

Lionel Messi kohët e fundit po përflitet për një largim prej Barcelonës.

Por, trajneri aktual i Manchester Unitedit, Jose Mourinho pohon se do të ishte e bukur ta shihje 29 vjeçarin ta përfundonte karrierën te katalonasit.

“Çdo sezon është e njëjta histori. Messi do të largohet dhe nuk e bën këtë gjë. Sinqerisht shpresoj që mos ta bëjë asnjëherë”, tha Mourinho.

“Do të ishte e bukur nëse do t’i jepte fund karrierës së aty ku e filloi”, tha portugezi, i cili është admirues i madh i pesë herë fituesit të ‘Topi i Artë’. /Telegrafi/