Telegrafi

Shpresat e Barcelonës për De Ligt po shuhen, lojtari gjithmonë e më pranë PSG-së

Matthijs de Ligt. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Barcelona shpresonte se do të nënshkruante me Matthijs de Ligtin e Ajaxit, por duket se gjasat  janë zvogëluar.

Drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë demoralizuar me zhvillimet e fundit për 19-vjeçarin dhe tani gjasat që ai të shkojë në Kataluni janë shumë të vogla.

E ardhmja e tij ende nuk është definuar plotësisht, por duket se bisedimet e agjentit  të tij Mino Raiolas me PSG-në, i kanë zvogëluar gjasat e Barcelonës.

De Ligt e Rasmus Nissen Kristensen . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Barcelona nuk mund ta rrisë ofertën që i kanë bërë lojtarit një muaj më parë.

Një tjetër gjë është se lojtari nuk i garantohen minuta, duke e ditur që konkurrenca në mbrojtje është e madhe.

Matthijs de Ligt. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Në garë për holandezin përveç PSG-së janë edhe Juventusi, Manchester United, Liverpool dhe Bayern munich. /Telegrafi/