Manchester United ka arritur që të nxjerrë një barazim prej 1-1 në shtëpi ndaj West Hamit në çerekfinale të FA Cup, çka automatikisht e hapë edhe një sfidë kthyese për këto skuadra.
United priti në stadiumin e vet West Hamin në një duel mjaft të balansuar.
Nga fillimi të dyja skuadrat kërkuan golin, por United kishte dominancën në posedim.
Në minutën e 68-të ishte Dmitry Payet që nga gjuajtja e lirë e la të shtangur David de Gean për 1-0.
United në këtë situatë nuk kishte se çka të humbë, dhe filloi sulmet.
Anthony Martial ishte ai që nga afërsia në minutën e 83-të nivelizoi rezultatin në 1-1 dhe gëzoi tifozët në Old Trafford.
Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe kështu rregullat e FA Cup parashohin një ndeshje tjetër kthyese që do të zhvillohet në Londër e ku do të përcaktohet gjysëmfinalisti. /Telegrafi/
1-1: Barazon Manchester Unitedi me anë të Anthony Martial.
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016
0-1: Payet shokon Unitedin me një gol fantastik nga gjuajta e lirë që rrallë herë shihet. Shijojeni…
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016