Relevo raporton se saga e Kylian Mbappe pothuajse ka përfunduar pasi francezi më në fund do të nënshkruajë për Real Madrid këtë verë.
Ata gjithashtu pretendojnë se ardhja e sulmuesit të PSG-së nuk do të ndryshojë planet e transferimit të bardhezinjve.
Ata do të jenë ende në gjendje të nënshkruajnë me Alphonso Davies ndërsa Endrick do t’i bashkohet ekipit të parë në verë, siç ishte planifikuar më parë.
Real Madridi është në një situatë të mirë financiarisht dhe mund të shpenzojë para për kanadezin.
Ata nuk duan të paguajnë shumë dhe në mënyrë ideale do të donin të shpenzonin rreth 40 milionë për mbrojtësin e Bayernit.
Klubi beson se ardhja e Mbappe do të jetë e dobishme për Endrick. Braziliani do të duhej të përshtatej me intensitetin e kampionatit dhe francezi do të hiqte presionin nga ai në sezonin e parë të të riut. /Telegrafi/