Paris Saint-Germain e ka përjashtuar praktikisht Kylian Mbappen nga skuadra e parë pasi 24-vjeçari refuzoi të vazhdojë kontratën e tij që skadon në vitin 2024.
Ata janë zotuar se sulmuesi nuk do të luante më kurrë për ta për shkak të besimit të tyre se ai kishte rënë dakord të bashkohej me Real Madridin në një transferim të lirë verën e ardhshme.
PSG do të preferonte ta shesë francezin te Al Hilal në javët e ardhshme me skuadrën nga Arabia Saudite që ka paraqitur një ofertë me vlerë 300 milionë euro, një shifër rekorde.
Megjithatë, Mbappe ka refuzuar të transferohet në Lindjen e Mesme, ndërsa tani ka dalë një tjetër skenar në dritë nga Parisi.
Kampioni i Ligue 1 do të preferonte ta dërgonte sulmuesin në huazim në një klub që nuk luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.
Andaj, sipas L’Equipe, një klub që nuk luan në garën e madhe dhe që do të përballonte pagën e tij është vetëm Chelsea.
Kështu, PSG është në bisedime me klubin londinez për një marrëveshje të mundshme, duke synuar që ta bind lojtarin brenda një viti që të vazhdojë marrëveshjen me ta. /Telegrafi/