Kur dëgjoi një “bang”, mendoi se e goditi dikë. Por, fjala ishte për një shpërthim në makinerinë e veturës që kushton më shumë se gjysmë milion euro.
I njohur vetëm si zotëriu Yu, ai po bënte xhiro nëpër rrugët e qytetit Shenyang, të provincës Liaoning në Kinë, kur vërejti se diçka nuk është në rregull.
Së bashku me mikun e tij, të dy dolën përjashta, kur panë se vetura ishte përfshirë nga flakët, transmeton Telegrafi.
Sipërmarrësi që e kishte blerë këtë veturë për 4.2 milionë yuanë, nuk i vë fajin askujt dhe nuk di se si ndodhi e tërë kjo.
Asnjëri prej tyre nuk ka pësuar lëndime, derisa vetura luksoze është kthyer në metal skrapi. /Telegrafi/