Site icon Telegrafi

Shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, policia kontrollon banesat e gjyqtarëve

Forcat Speciale të Policisë së Shqipërisë kanë kontrolluar banesat e tre gjyqtarëve që pranuar gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, vrasësin e katër policëve më 2009.

Sipas burimeve kontrolli ka qenë me urdhër të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Dritan Dajti i shpëtoi burgimit të Përjetshëm, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar , duke e dënuar me 25 vite burgim.

Aksioni është zhvilluar në qytetet, Tiranë, Lezhë dhe Sarandë, ku jetojnë 3 gjyqtarët që votuan pro vendimit që favorizon Dajtin.

Vendimi në favor të Dajtit, solli reagimin e menjëhershëm, të Presidentit të Republikës, Ministrisë së Drejtësisë, opozitës por edhe faktorit ndërkombëtar, që kërkuan që të rishikohet me urgjencë vendimi,

Gjyqtarët që votuan pro Dajtit, janë Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla, kurse ata që votuan pjesërisht kundra janë Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha. /Telegrafi/

Exit mobile version